Rruga e Kthimit: Largimi i Trurit dhe Prosperiteti në Ballkanin Perëndimor

Summary

  • Me shumë mundësi, në vitet në vijim, Ballkani Perëndimor do të mbesë eksportuesi i njerëzve të mençur dhe të arsimuar – brenda një dinamike emigracioni të kontrolluar nga vendet e destinacionit. 
  • Diskutimet publike mbi “largimin e trurit” nga Ballkani Perëndimor shpesh thjeshtësohen: emigracioni rrit transferimin e dijes, remitancat dhe aksesin në teknologjinë e përparuar, duke përmirësuar stabilitetin dhe mundësitë për zhvillim afatgjatë në rajon. 
  •  Siç mund të vihet re nga ndryshimet në Bullgari, Rumani dhe Kroaci, anëtarësimi në BE nuk do të mund të ndalojë – dhe madje mund të përkeqësojë – “largimin e trurit”. 
  • Qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të thyejnë heshtjen në lidhje me emigrimin si edhe duhet të jenë të gatshme të marrin pjesë në një debat të vështirë mbi këtë problematikë, bazuar në të dhëna të besueshme. 
  • Bashkimi Europian duhet të përpiqet të kuptojë atë çfarë fshihet pas emigracionit për vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe të promovojë emigrimin rrethor, si një mënyrë për të ruajtur aksesin e tyre në kujdesin shëndetësor, në arsim dhe në sektorë të tjerë. 
  • Anëtarët e Bashkimit Europian duhet të harmonizojnë politikat e tyre të emigrimit në Ballkanin Perëndimor, duke komunikuar në mënyrë koherente planet e tyre për emigrimin e punonjësve shumë të kualifikuar. 

Introduction

Më 27 dhjetor 2017, Instituti i Kërkimeve Strategjike dhe Arsimit, në Sofje, publikoi një studim ku konstatohej se 69% e lektorëve, asistentëve dhe kërkuesve, të cilët punojnë në sistemin e arsimit të lartë në Maqedoni, do ta merrnin në konsideratë mundësinë për t’u larguar nga vendi i tyre për të kërkuar mundësi të reja punësimi, dhe 20% prej tyre tashmë kishin aplikuar për një punë jashtë vendit.[1]Një studim i realizuar në Maqedoni në vitin 2010, vlerësonte se gjatë periudhës 1995-2000, numri i shkencëtarëve dhe i kërkuesve në Ballkanin Perëndimor kishte rënë me 70%.[2]

Megjithatë, nuk janë vetëm profesorët dhe mësuesit, ata të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u larguar nga vendet e rajonit; një përqindje e lartë doktorësh dhe punonjësish në fushën e mjekësisë janë po ashtu të gatshëm të lëvizin jashtë vendit. Në Bosnje-Hercegovinë, shoqata e punonjësve në fushën e mjekësisë raportoi se rreth 300 doktorë me kualifikime të larta u larguan nga Bosnje-Hercegovina në vitin 2016.[3]Numri i doktorëve, të cilët do të emigrojnë, mund të jetë edhe më i lartë, duke pasur parasysh faktin se disa prej tyre janë larguar nga vendi menjëherë pas përfundimit të arsimit të tyre në mjekësi – dhe në këtë mënyrë, nuk janë regjistruar kurrë në statistikat e vendeve zyrtare të punës. Burimet mediatike në Bosnje-Hercegovinë përllogarisin se për arsimimin e një doktori nevojiten rreth 150,000 euro, duke sugjeruar në këtë mënyrë se vendi shpenzon më shume se 50 milion euro në vit për arsimimin e punonjësve në fushën e mjekësisë, të cilët do të largohen nga vendi.[4]Arsimi dhe kujdesi shëndetësor nuk janë të vetmit sektorë, të cilët vuajnë nga largimi i trurit. Edhe inxhinierët, ekspertët e teknologjisë së informacionit dhe punonjësit me arsim profesional po largohen nga rajoni në shifra masive. Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) ka parashikuar se Serbia do të humbasë rreth 9 miliard dollarë si rezultat i drejtpërdrejtë i largimit të trurit në sektorët e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Kjo shifër bazohet në numrin e njerëzve që largohen dhe në kostot e përllogaritura për arsimimin e tyre si edhe në faktin se emigrantët të cilët punojnë në sektorin e teknologjisë normalisht fitojnë paga mbi mesataren.[5]Nivelet e larta në emigrimin e personave të kualifikuar kanë ndikime të menjëhershme për rajonin – veçanërisht në sektorin publik, duke bërë që qytetarët të shqetësohen për faktin se nuk do të mund të marrin shërbimet e përshtatshme. 

Eksportuesit e Kapitalit Njerëfor

Dikur pjesë e Jugosllavisë, Ballkani Perëndimor tradicionalisht ka përjetuar nivele të larta emigracioni. Largimi i qytetarëve nga rajoni u rrit në fillim të viteve 1960, një periudhë në të cilën Jugosllavia kishte të njëjtat nivele papunësie me ato nivele që ka rajoni sot. Me shpresën për të lehtësuar presionin në tregun e punës dhe në ekonominë më të gjerë si edhe duke njohur mundësitë që paraqiten jashtë kufijve të saj, qeveria jugosllave preferoi t’i lejonte punonjësit e papunë të lëviznin jashtë vendit, me mundësinë që ata të fitonin aftësi të reja, të dërgonin remitanca në shtëpitë e tyre, si edhe të ndihmonin në fuqizimin e investimeve vendase. Në pikun më të lartë, në mesin e viteve 1970, rreth 1.1 milion punëtorë, shumica e të cilëve nga mosha 20 deri në 45 vjeç, u larguan nga Jugosllavia.[6]Kjo ishte një shifër domethënëse për një komb me rreth 20 milion banorë.[7]Midis këtyre emigrantëve, shumica e të cilëve burra, kishte shumë fermerë me fare pak arsim, por edhe banorë nga qytetet. Por emigracioni nuk i zgjidhi problemet e qeverisë. Edhe pse punëtorët emigrantë dërgonin remitanca në vendin e tyre, paratë kishin pak ndikim në investime dhe në faktorë të tjerë, të cilët mbështesnin strukturën e ekonomisë. Shumica e parave financonin blerje të mallrave të konsumit. Megjithatë, rrjedhja masive e njerëzve ndryshoi qëndrimet publike ndaj emigracionit, duke hapur dyert për shumë të tjerë të bënin të njëjtën gjë. 

Shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, konfliktet e dhunshme dhe një tranzicion i ngadaltë nga një ekonomi e centralizuar tek tregjet e hapura nxitën edhe një herë një emigrimin masiv nga Ballkani Perëndimor, duke zgjeruar komunitetet tashmë të mëdha në diasporë. Nga fundi i vitit 2013, 5.7 milionë njerëz me origjinë nga Ballkani Perëndimor jetonin jashtë vendeve të tyre, duke e çuar normën mesatare të emigrimit në rajon në 31.2% – duke variuar nga 18.2% në Serbi deri në 45.3% në Malin e Zi.[8]Që prej viteve 1990, një numër i konsiderueshëm njerëzish janë kthyer në rajon – shumë prej të cilëve kthehen me ide për mënyrën se si të rindërtojnë vendin e tyre. Megjithatë, në pesë vitet e fundit, rritja e ngadaltë si edhe kushtet e këqija socio-ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndërthurura me perspektivat në rënie që këto vende do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, kanë krijuar një zhgënjim, i cili ka rezultuar në një valë të re emigrimi. 

Shpresa e vendeve të Ballkanit Perëndimor për konvergjencë me Bashkimin Europian – një tranzicion, i cili do të krijonte kushte ligjore, ekonomike dhe sociale të krahasueshme me ato në vendet anëtare –nuk u bë kurrë realitet. Nëse Ballkani Perëndimor ruan një normë rritje mesatare me rreth 3%, sipas parashikimit të projektimit të Bankës Botërore – rajonit mund t’i duhen gjashtë dekada që të mund të arrijë aspektin ekonomik të kësaj konvergjence.[9]Në vitin 2014, normat e papunësisë varionin nga 12.4% në Shqipëri deri në një përshkallëzim prej 31% në Maqedoni, me nivele papunësie veçanërisht të larta midis të rinjve – 62.3% në Bosnie-Hecergovinë.[10]Në vitin 2008, kriza globale ekonomike dëmtoi ekonominë e rajonit, duke i detyruar qeveritë atje të merrnin masa të ashpra, të cilat pengonin rritjen e konsiderueshme. Sipas konstatimit të Njësisë së Inteligjencës Ekonomiste, “në vitin 2012, GDP-ja në vendet e Ballkanit Perëndimor ende ishte pothuajse 10% nën nivelin e saj të vitit 1989, ndërkohë që ishte mesatarisht 60% më e lartë në vendet, të cilat iu bashkuan BE-së në vitet 2004-2007.”[11]Duke iu referuar mungesës së dukshme të një progresi të qartë, ekziston një ndjenjë e thellë brenda Ballkanit Perëndimor se asgjë nuk do të ndryshojë, dhe se – në kërkim të një jete më të mirë, të mundësive më të mëdha, ose thjesht në kërkim të një standardi të mirë jetese – qytetarët e rajonit gjithmonë e më shumë janë të gatshëm të lëvizin në vende të tjera. Duke e bërë këtë gjë, ata shpresojnë të përmbushin potencialin e tyre diku tjetër dhe të shijojnë përfitimet që vijnë në një shoqëri të begatë shumë më shpejtë sesa është e mundur në atdheun e tyre.  

Sipas regjistrimit më të fundit, në Bosnje-Hercegovinë jetojnë rreth 3.8 milion njerëz. Rreth gjysma e tyre janë shprehur se do të ishin të gatshëm të punonin jashtë vendit – përqindja më e lartë kjo në Europën jug-lindore.[12]Një mendim i ngjashëm mbizotëron edhe në Shqipëri, vend i cili ka pasur nivele të konsiderueshme emigrimi në periudhën nga viti 2011 deri më 2016. 

Në Kosovën fqinje, me popullsinë më të re në Europë dhe me një përqindje relativisht të lartë lindjesh, tabloja është po aq e zymtë.[13]Sipas projektimeve të vitit 2011 për vendin, numri i qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit pritej të rritej, nga fundi i vitit 2016, nga 703,000 në 828,000 ose rreth 46% e popullsisë.[14]Ashtu siç pritej, popullsia e Kosovës ra me 122,657 banorë gjatë periudhës 2012-2016.[15]Stagnacioni politik pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat e lanë vendin pa një qeveri funksionale për muaj me radhë, nxitën gjithashtu edhe këtë valë më të fundit emigrimi.[16]Në të vërtetë, sipas vlerësimeve nga një sërë institucione, për rreth gjashtë muaj në vitin 2014 dhe 2015, afërsisht 100,000 shtetas kosovarë emigruan drejt shteteve të tjera europiane, por edhe më larg. Në vitin 2011, në bashkinë Suharekë, në Kosovë, nga 88,126 banorë në total 28,418 prej tyre emigruan jashtë vendit. Shtete të tjerë në rajon kanë përjetuar nivele të ngjashme emigrimi. Në Serbinë fqinje, rreth 30,000 njerëz emigrojnë për çdo vit.[17]

Gjithsesi – ndryshe nga tendenca e përgjithshme – qytetarët largohen nga rajoni jo vetëm për shkak të vështirësive ekonomike dhe tranzicionit të ngadaltë, por edhe për arsye më komplekse. Në një studim të kohëve të fundit në Kroaci, vend i cili hyri në Bashkimin Europian në vitin 2013, u konstatua se shkaqet më të shpeshta për të emigruar janë korrupsioni, primitivizmi, shovinizmi fetar dhe nacionalizmi.[18]Sipas statistikave zyrtare, 36,436 persona u larguan nga Kroacia në vitin 2016 (megjithatë numri i të kthyerve që prej këtij viti nuk dihet). Prej vitit 2013, 525 doktorë të moshës 24-46 vjeç janë larguar nga vendi dhe rreth 1,215 të tjerë po përgatiten të largohen.[19]Edhe pse shumë kishin shpresuar se hyrja në BE do të ofronte shumë stimuj për njerëzit, në mënyrë që ata të qëndronin dhe të përparonin në Kroaci, ashtu siç ka ndodhur në Bullgari dhe në vende të tjera, procesi, siç tregojnë edhe shifrat, duket se e ka përshpejtuar emigrimin. 

Një e vërtetë shqetëuses

Mungesa e një debati politik mbarë rajonal në lidhje me emigracionin do të thotë shumë. Për shkak të moralit të trazuar, të paaftësisë ose thjesht për shkak të indiferentizmit të tyre, udhëheqësit politikë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë nisur ende të shpjegojnë pyetjen se përse largohen njerëzit, dhe jo më të adresojnë problemin. E teksa mediat dhe organizatat joqeveritare shprehen hapur në lidhje me emigrimin, edhe ato vetë nuk kanë mundur të kuptojnë kompleksitetin e çështjes. Përshkrimi i Ballkanit Perëndimor si një zonë e braktisur tashmë është kthyer pothuajse në një klishe, teksa mediat paraqesin pafundësisht raste familjesh, të cilat janë detyruar të largohen. Përkundrejt kësaj optike dëshpëruese, çuditërisht ka fare pak analiza për efektet pozitive të emigrimit, situatë e cila e ka bërë pothuajse plotësisht të pamundur përqendrimin tek politikat e nevojshme për zbutjen e ndikimit të tij në shoqëri. Për momentin, politikëbërësit rajonal nuk po marrin asnjë vendim strategjik për emigrimin dhe duket se iu mungon përqendrimi dhe maturia për këtë detyrë. Derisa ta bëjnë një gjë të tillë, emigrimi do të vijojë të jetë një çështje e ndjeshme. 

Bashkimi Europian ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me nivelet e larta të emigrimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, Komisioneri Europian Johannes Hahn u shpreh në nëntor 2016 se “qëllimi ynë është të ndalojmë largimin e trurit nga rajoni, t’i japim një perspektivë rajonit – për shembull, një treg i vetëm për vendet e Ballkanit… patjetër që do të krijonte vende pune”. Në shkurtin e vitit në vijim, gjatë një diskutimi për tensionin në rajon në Komitetin e Çështjeve me Jashtë në Parlamentin Europian, politikania sllovene Tanja Fajon paralajmëroi se rajoni po vuante nga nacionalizmi në rritje dhe largimi serioz i trurit. 

Gjithsesi, sipas të dhënave të disponueshme, Bashkimi Europian përfiton konsiderueshëm nga ky emigracion. Në vitin 2015, Gjermania, shteti më i pasur në Bashkimin Europian, ndaloi së pranuari aplikimet për azil nga shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që prej këtij momenti, Gjermania i ka lehtësuar ndejshëm ligjet për emigracionin për punëtorët e kualifikuar nga rajoni.[20]Të gjitha bashkë, kompanitë gjermane, regjistrojnë të dhëna për 780,000 vende të lira pune, ose rreth 13% të kapacitetit të tyre total. Në vitin 2016, Gjermania priti vetëm 40,000 punëtorë të kualifikuar, pjesërisht për shkak të barrierës gjuhësore dhe pengesave burokratike me të cilat përballen shumë emigrantë. Numri në rritje i vendeve të lira të punës në disa profesione kyçe – të tilla si inxhinieria, dizajn software-sh dhe kujdesi shëndetsor – i ka nxitur vendet europiane të pranojnë shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor. Duke marrë në konsideratë rritjen aktuale ekonomike në Gjermani, kjo situatë mund të rezultojë në një emigracion edhe më të fuqishëm.[21]Teksa popullsia e Gjermanisë plaket, këto probleme do të shtohen në shumë industri. Për shembull, spitalet Gjermane dhe azilet do të kenë nevojë për më shumë staf.[22]Emigracioni, prej kohësh, ka rritur sektorin e shërbimit shëndetësor në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik: në vitin 2000, 11% e infermierëve dhe 18% e doktorëve të punësuar në këto vende kishin lindur në shtete të tjerë – duke iu mundësuar të përfitojnë në këtë mënyrë nga diversiteti dhe transferimi i dijeve. 

Sipas statistikave më të fundit nga Agjencia Gjermane Federale e Punësimit, shtetasit kroatë, veçanërisht, duket të jenë të mirë-integruar në ekonominë Gjermane, me një normë papunësie midis tyre prej 5.6% – shumë më të ulët sesa norma mesatare prej rreth 14% e të gjithë emigrantëve.[23]Emigrimi rrit jo vetëm aksesin e vendit në tregun e punës së kualifikuar, por edhe bazën e tij tatimore. Disa studime të realizuara në vendet e Bashkimit Europian kanë arritur në përfundimin se emigrantët rritin GDP-në nga 0.5% në 1.3%, kur janë të punësuar në nivel aftësish të njëjta në krahasim me vendasit. Një gjë e tillë ndodh, sepse ata kanë emigruar në moshën e tyre më produktive dhe kështu mund të maksimizojnë orët e tyre të punës, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në bazën tatimore.[24]Rritja është edhe më e madhe kur emigrantët janë shumë të kualifikuar dhe punësohen në sektorin, shpesh, fitimprurës të teknologjisë. 

Edhe perspektiva e emigrimit ndikon tek ekonomitë: të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor i bëjnë zgjedhjet për studimet e tyre akademike më shpesh sipas kërkesës në vendin e destinacionit sesa në vendin e tyre, duke rritur konkurencën në disa sektorë. Për shembull: numri i personave, të cilët ndjekin shkollat në gjuhën gjermane në rajon – të tilla si Qendra Gëte (Goethe Centre) në Sarajevë dhe Qendra për gjuhën gjermane, “Vokabula”, në Mostar, e cila ofron kurse specifike për punonjësit në fushën e mjekësisë – po rritet në mënyrë të vazhdueshme.   

Do të ishte gabim, nëse do të mendohej se vendet e pasura do të ndryshojnë politikat e tyre të emigracionit së shpejti, për aq kohë sa këto vende kanë kërkesë për punë dhe kapacitetin për të përthithur punëtorë nga jashtë. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të kuptohen ndërlikimet e emigracionit gjithëpërfshirës për vendet më të varfra – veçanërisht ato vende në Ballkanin Perëndimor – dhe të zbuten efektet e tij negative. 

Nevoja për një debat të pasur me informacione dhe ide për politika të reja

Tendencat e emigracionit në rajon janë pa dyshim shqetësuese. Erozioni potencial i bazave të aftësive në sistemet kombëtare të shëndetësisë dhe arsimit do të përbënte një sfidë për çdo qeveri, por kjo është shumë larg nga historia e plotë. Një diskutim i thjeshtësuar i problematikës jo vetëm që do të dobësonte  reagimet e politikave por edhe do të margjinalizonte përfitimet e mundshme nga emigracioni për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Vendet në rajon janë përpjekur shumë që të reagojnë kundrejt emigrimit gjithëpërfshirës, pjesërisht për shkak të mungesës së studimeve të besueshme empirike – dhe në këtë mënyrë edhe në mungesë të të dhënave të besueshme – për efektet e tij ndaj kapitalit njerëzor dhe rritjes. Të jesh i informuar nëse një vend ka humbur 1% ose 11% të popullatës së tij gjatë një viti ndryshon rrënjësisht mënyrën se si një qeveri e adreson sfidën. Studimet e pakta atje pasqyrojnë shifra të cilat ndryshojnë ndjeshëm. Për shembull, Banka Botërore arrin në përfundimin se rreth 447,000 shtetas maqedonas jetonin jashtë vendit në vitin 2010, ndërsa një raport i Komisionit Europian e klasifikonte shifrën në rreth 544,000 shtetas për vitin 2011 – një rritje e lartë e papranueshme. Edhe pse Banka Botërore kishte përjashtuar nga studimi i saj shtetasit maqedonas në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe në Zelandën e Re, diferenca ende krijon pasiguri të konsiderueshme për politikëbërësit.[25]Për më tepër, shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor, edhe ato më të zhvilluarat, kryesisht mbledhin të dhëna për popullsinë, teksa ia kalojnë përgjegjësinë për menaxhimin e emigrimit dhe të dhënave për emigrimin një sërë institucioneve të ndryshme. Një zgjidhje e pjesshme për këtë hendek në të dhëna është që Eurostat-i të publikojë vlerësimet e detajuara mbi popullsinë, por në përputhje me politikën e brendshme, ai nuk i bën publike.[26]Një tjetër zgjidhje është që vendet e Ballkanit Perëndimor të paraqesin metodologjitë e tyre për mbledhjen e të dhënave dhe të ndërtojnë një sistem të besueshëm për shkëmbim të dhënash.[27]

Në perspektivën afatshkurtër, politikëbërësit do të vijojnë të kenë një mungesë të dhënash të besueshme nga Ballkani Perëndimor dhe të mos kenë asnjë mjet real për ndryshimin e tendencave kryesore në emigracion. Megjithatë, ata ende mund të miratojnë politika proaktive, të cilat lehtësojnë presionin ekonomik në rajon, rrisin aksesin në treg për qytetarët dhe promovojnë emigracionin rrethor. Për ta arritur një gjë të tillë, ata duhet të pranojnë kufizimet në mundësinë që ata kanë për të kontrolluar emigracionin, volumi i të cilit shpesh është një produkt i kushteve në vendet e destinacionit. Gjermania ka pranuar kaq shumë shtetas nga Ballkani Perëndimor vetëm sepse ajo ka me mijëra vende të lira pune. Gjithashtu, shtetet e pasura përcaktojnë pragjet për konkurencën; kërkesa e tyre në rritje për punëtorë të kualifikuar rezulton në një fuqi punëtore më të aftë në vend dhe i motivon emigrantët e ardhshëm të ndjekin kualifikime, duke fuqizuar në këtë mënyrë fondin e kapitalit njerëzor në rajone të tilla si Ballkani Perëndimor.[28]Një veprimtari e tillë mund të ndihmojë ndjeshëm vendet në rajon duke ushtruar presion mbi qytetarët, të cilët nuk emigrojnë. Shumica prej tyre, të cilët bëhen dëshmitarë të largimit të një njerëzve më të arsimuar, nxiten të ndjekin studimet e larta edhe vet, si një rrugëzgjidhje. Ka të dhëna se përderisa jo të gjithë këta njerëz emigrojnë në fund, fenomeni rrit nivelin mesatar të arsimimit në vend.[29]Të dhënat për strukturat e zhvillimit të arsimit në Ballkanin Perëndimor tregojnë se gjatë viteve 1990-2010, përqindja i njerëzve vetëm me arsim fillor ra nga 37% në 9% dhe se përqindja e personave me arsim të lartë u rrit nga 5.9% në 11.3% (këto shifra janë ende ndjeshëm nën mesataret e BE).[30]Teksa ekzistojnë një sërë arsyesh se përse përmirësohen nivelet e arsimit – duke përfshirë përparimet në teknologji dhe një akses më të madh në informacione – patjetër, që perspektiva e emigracionit ka kontribuar në këto tendenca. Të ndërgjegjshëm se kanë një mundësi për të emigruar, shpesh studentët ndryshojnë fushën e studimeve të tyre, ndjekin më shumë orë mësimore të gjuhëve të huaja dhe përgatiten për provimet e pranimit. Qeveritë në rajon mund ta thjeshtësojnë këtë proces duke miratuar politika, të cilat përmirësojnë aksesin e qytetarëve në arsim. 

Teksa vendet në rajon marrin masa të mëtejshme drejt integrimit në BE, ligjet për qytetarët e këtyre vendeve, të cilët emigrojnë drejt vendeve anëtare, ka mundësi të zbuten edhe më shumë. Epoka e informacionit e lehtëson lëvizjen midis vendeve si kurrë më parë. Njerëzit lëvizin më shumë, janë më të arsimuar dhe më produktivë siç nuk kanë qenë asnjëherë më parë. Kështu, si përfiton Ballkani Perëndimor nga kjo situatë? Së pari, emigracioni funksionon si një mekanizëm kontrolli, i cili promovon stabilitetin në rajon. Emigracioni dhe remitancat mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelet e larta të papunësisë – veçanërisht ato midis të rinjve – ç’ka mund të rezultojë në revolta të dhunshme dhe në forma të tjera trazirash, si reagim ndaj mungesës së theksuar të kapacitetit vendas për të përthithur fuqinë punëtore në rritje. 

Emigrantët me arsim të lartë shpesh përftojnë aftësi dhe njohuri të cilat mund të fuqizojnë industritë në vendet e tyre të origjinës, nëse kthehen në atdhe. Rikthimi i specialistëve si inxhinierët dhe shkencëtarët mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e programeve kërkimore dhe të zhvillimit në këto vende. Emigracioni gjithëpërfshirës, pothuajse gjithmonë, lehtëson krijimin e industrive të reja – siç edhe vihet re në Indi, ku brezat e ish-emigrantëve të suksesshëm kanë ndihmuar në rikrijimin e kompanive të software-ve në vend, duke ndryshuar në të njëjtën kohë edhe qasjen ndaj shkollimit dhe arsimit sektorial. Vendet në Ballkanin Perëndimor nuk kanë akses në teknologjitë më të përparuara; në të vërtetë, shumë prej tyre janë të pazhvilluar në këtë fushë. Por, teksa shumë qytetarë të rajonit emigrojnë për të punuar në këto industri, ka mundësi të ketë një rritje në produktivitet në vendet e tyre me anë të adoptimit të teknologjive ekzistuese dhe aftësive të përftuara jashtë vendit – në vend që të zhvillohen teknologjitë e reja në vend.[31]Ekspozimi ndaj aftwsive dhe kulturave tw ndryshme tw punws, sw bashku me burimet e reja financiare, kontribuon nw mwnyrw tw opashmangshme nw vendimin pwr t’u kthyer. Nw Shqipwri, pwr shembull, emigrantwt tw cilwt janw kthyer nw atdhe kanw mw shumw gjasa tw hapin njw biznes nw krahasim me ata tw cilwt nuk janw larguar kurrw nga vendi.[32]Fondet e mbledhura jashtw vendit janw njw faktor i rwndwsishwm pwr kwtw gjw. Rreth 50% e emigrantwve, tw cilwt janw kthyer nw Turqi pasi kanw punuar nw Gjermani nw vitet 1980, janw bwrw sipwrmarrws, duke pwrdorur kapitalin e fituar jashtw vendit pwr tw hapur bizneset e tyre.[33]Sipas Organizatws Botwrore tw Pronws Intelektuale, ish emigrantwt kanw 91% tw patentave nw Shqipwri, 75% nw Bosnjw-Hercegovinw dhe 71% nw Serbi.[34]

Mendohet se remitancat luajnë një rol të rëndësishëm edhe në Ballkanin Perëndimor, edhe pse ato janë në rënie në disa vende në rajon. Në vitin 2015, në dhjetë marrësit më të mëdhenj të remitancave në Europë përfshihej Serbia (3.6 miliard dollarë) dhe Bonje-Hercegovina (2 miliard dollarë). Në këtë të fundit, remitancat, të cilat përfshinin pensionet jashtë vendit, shënonin rreth 11% të GDP-së.[35]Duke qenë se mendohet se emigrantët dërgojnë gjysmën e të gjitha remitancave me anë të kanaleve informale, shuma aktuale është shumë më e lartë sesa ajo e regjistruar në statistikat zyrtare. Shumica prej këtyre remitancave vinin nga Kroacia, Serbia dhe Gjermania.[36]Në Kosovë, pothuajse një e treta e GDP-së së vendit vjen nga remitancat – një mesatare prej 615 milion eurosh në vit, në periudhën 2012-2016.[37]Në vitin 2016, këto remitanca, të cilat arrinin deri në 347 euro për frymë në Kosovë, vijonin të vinin më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra – vende të cilat arrinin deri në 37% dhe 23% të totalit, respektivisht. Edhe vendet në Ballkanin Perëndimor përfitonin nga të ardhura të tjera nga komunitetet e tyre në diasporë, komunitete të cilat kanë ruajtur lidhje të ngushta me atdheun për disa breza. Në të vërtetë, një studim i vitit 2012, i bazuar në intervistat e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara konstatoi se më shumë se 90% e emigrantëve kosovarë e vizitonin vendin e tyre të paktën një herë në vit, duke qëndruar nga dy javë deri në një muaj teksa shpenzonin mesatarisht 2,352 euro.[38]

Megjithatë, qeveritë e Ballkanit Perëndimorë mund të bëjnë më shumë për të maksimizuar përfitimet nga remitancat. Atyre iu duhet të studiojnë llojin e skemave të remitancave që kanë përputhshmëri në rajone të tjera. Një qasje do të ishte që vendet e Ballkanit Perëndimor të investonin tre euro për çdo euro nga remitancat që marrin. Një skemë e tillë do të kërkonte shumë koordinim, por nivelet e shumëfishta qeveritare të shteteve – të cilat mund të japin kontribute të planifikuara, të përmasave të ndryshme, sipas fuqisë së tyre ekonomike – si edhe diasporat e mëdha mund të garantojnë suksesin e saj.[39]Një politikë për remitancat do të ndihmonte qeveritë të identifikonin burimet e mundshme të zhvillimit, duke përfshirë ato në shkencë dhe në teknologji. E gjitha kjo përfshin zhvillimin e institucioneve dhe krijimin e një njësie strategjish, të cilat i mbështesin këto përpjekje. 

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë edhe për politika të cilat nxisin të kthyerit në atdhe të investojnë dhe të riintegrohen në tregun vendas të punës. Sipas situatës aktuale, ata mund të bëjnë shumë për të rritur efektet pozitive të emigrimit nga rajoni – të tilla si përcaktimi i volumit të saktë të emigrimit nga shtete individuale, duke iu mundësuar atyre të fillojnë të përpunojnë politikat e së ardhmes. Një gjë e tillë do të kishte nevojë për kërkime empirike për të përcaktuar politika efikase. Qeveritë duhet të zbatojnë marrëveshje bilaterale më të formalizuara dhe më të strukturuara me vendet e destinacionit, të cilat do të mund të përmirësonin kontrollin e shtetit për migrimin, teksa ndihmojnë në të njëjtën kohë emigrantët të kthehen në atdhe dhe të ruajnë përfitimet që kanë përfituar jashtë vendit, pasi të bëjnë një gjë të tillë – duke dhënë një stimul të dukshëm për të tjerët, në mënyrë që edhe ata të kthehen. 

Sfida: Riformësimi i tendencës së largimit të trurit

Në epokën e tregjeve të hapura dhe lëvizjeve relativisht të lira të punës nëpër kufij, nuk duhet të përbëjë surprizë fakti se ekziston një emigrim gjithëpërfshirës nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të pasura europiane, veçanërisht drejt Gjermanisë. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë mjete të kufizuara për të parandaluar emigrimin e personave shumë të kualifikuar edhe në rrethana të favorshme gjeografike, sociale dhe ekonomike. Por ata mund të lehtësojnë kthimin e atyre, të cilët janë larguar, duke prezantuar skema ekonomike dhe stimuj të tjerë. Në mënyrë që liderët në Ballkanin Perëndimor të shfrytëzojnë përfitimet e mundshme të mëdha nga migracioni (në kapitalin ekonomik, social dhe njerëzor), fillimisht ata duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj kësaj problematike. 

Brenda rajonit, diskutimi publik mbi emigracionin, për momentin, kufizohet deri tek organizatat joqeveritare dhe tek grupet e tjera të shoqërisë civile, të cilat paralajmërojnë për largimin e punëtorëve më të kualifikuar dhe për një rënie në të ardhurat nga taksat në ekonomitë tashmë të dobëta. Institucionet dhe politikëbërësit duhet të pranojnë të vërtetën e pakëndshme në lidhje me numrin e njerëzve të cilët po largohen nga rajoni, nëse dëshirojnë ta formësojnë debatin në të mirën e tyre. Gjithashtu, ata duhet të braktisin edhe shprehjet boshe të cilat fshehin realitetin. Dështimi në arritjen e një gjëje të tillë, do t’i dobësonte akoma më shumë vendet në rajon. 

 Teksa komunitetet e diasporës së vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë përmasa sipas popullsisë së tyre vendase, ministritë e diasporës duhet të marrin drejtimin në këtë proces. Edhe ministritë e ekonomisë, tregtisë, punës dhe financës duhet të përfshihen në hartimin e politikave dhe strategjive për migrimin dhe zhvillimin. Kohët e fundit, mungesa e komunikimit midis diasporave dhe këtyre institucioneve i kanë penguar përpjekjet. Megjithatë, qeveritë mund të emërojnë zyrtarë me funksion ndërlidhës për komunitetet e mëdha të diasporës, të cilët do të mund të ofronin këshillat aq të nevojshme për emigracionin si edhe do të mbështesnin përpjekjet për të përgatitur masa konkrete, prej të cilave do të përfitonin vendet në rajon. Diskutimi në lidhje me mënyrën se si mund t’i shfrytëzojmë diasporat ka bërë disa përparime në vitet e fundit. Në vitin 2013, Kosova paraqiti një fushatë të quajtur “Ti je pjesë e atdheut”, fushatë në të cilën u regjistruan 400,000 anëtarë të diasporës – një hap i parë i rëndësishëm në trajtimin e çështjes.

Për Ballkanin Perëndimor, emigrimi ka qenë një burim i jashtëzakonshëm rritje, eksperience dhe lidhjesh me tregun global, por sfida kyçe mbetet promovimi i migracionit qarkor. Shtetasit e kthyer në rajon ndoshta kanë pasur ndikimin më të madh në shërbimet qeveritare dhe në sektorin financiar në rajon, me shumë prej tyre që tashmë punojnë në këto fusha.  Të paktën 20% e punonjësve në industrinë e financave në Bosnje-Hercegovina, Serbi dhe Kroaci kanë diploma të huaja. Shumica e punonjësve në qeverinë shqiptare janë arsimuar jashtë vendit. Me një lidhje në rritje të shpejtë midis sektorëve intensivë në dije dhe institucioneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Europën Perëndimore, çdo qeveri në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të synojë të krijojë një ekonomi të bazuar në dije. Në këtë mënyrë, qeveritë mund t’i referohen Italisë së viteve 1960 dhe 1970, periudhë në të cilën vendi shënonte një emigrim neto negativ. Pasi iu nënshtrua një ndryshimi demografik të balancuar gjatë dy dekadave në vijim, Italia u rikthye në emigrimin neto pozitiv. Vendi përjetoi emigracion të lartë gjatë viteve 2002-2006, duke fituar rreth tetë persona për një mijë banorë në vit.[40]Edhe Polonia ofron një model të mundshëm. Që prej vitit 2004, kur vendi u bë pjesë e Bashkimit Europian, rreth 500,000 deri në 1,000,000 shtetas polakë emigruan drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në dekadën e kaluar, shumë prej tyre u kthyen në Poloni. Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të krizës financiare globale, e cila filloi në vitin 2007, gjatë së cilës Polonia u bë i vetmi vend i Bashkimit Europian, i cili shpëtoi nga recesioni.[41]Gjithsesi, gjërat duhet të ndryshojnë në Bashkimin Europian. Shumë shtetas polak, të cilët lëvizën drejt Mbretërisë së Bashkuar, vendosën të kthehen në atdhe pas zgjedhjeve në vend, të qershorit 2016, për daljen nga Bashkimi Europian. 

Për vendet në Ballkanin Perëndimor, ekonomia vendase është thelbësore. Vala e emigrimit do të fillojë të rikthehet në origjinë sapo të zgjerohet ekonomia, të zhduken pasiguritë kryesisht ekonomike, të cilat bënë që shumë persona të largohen nga rajoni, dhe qeveritë e Ballkanit Perëndimor të bëjnë përpjekje serioze për të bindur njerëzit që të kthehen. 

Politikat e frikës

Në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, frika nga emigrantët prej Ballkanit Perëndimor – shpesh e inkurajuar nga politikanët, partitë e krahut të djathtë dhe populistët – kulmoi në vitin 2015. Një gjë e tillë vijoi për disa vite me radhë, kohë në të cilën numri i emigrantëve nga rajoni u rrit në mënyrë të vazhdueshme, me shumicën prej tyre që aplikonin për azil. Në vitin 2015, Gjermania raportoi se më shumë aplikime për azil vinin nga Kosova në krahasim me të gjithë vendet e tjerë në rajon , përjashtuar vetëm njërin. Në po këtë vit, Gjermania i deklaroi vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të sigurta.[42]Pas deklaratës së Gjermanisë, Bashkimi Europian filloi procesin për depërtimin e këtyre aplikuesve, proces i cili është ende në vijim. Gjatë gjithë kësaj periudhe, shumë udhëheqës europianë dhe burime mediatike i kanë portretizuar emigrantët ekonomik nga rajoni si një kërcënim si për ekonomitë edhe për kulturën lokale. 

Hungaria ishte midis vendeve të para të Bashkimit Europian, e cila përdori një ton armiqësor ndaj prurjes së emigrantëve. Një sondazh i kohëve të fundit konstatonte se 46% e hungarezëve vetklasifikoheshin si anti-emigrantë, ç’ka është trefishi i nivelit në fillim të viteve 1990 (kur filloi edhe procesi i sondazheve). Kriza e paprecedentë e refugjatëve, e cila filloi në vitin 2015 – teksa konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan i detyruan njerëzit të largoheshin për në Europë – e dëmtoi më tej debatin publik. Tensionet në lidhje me mundësitë për të strehuar qoftë edhe një numër të vogël refugjatësh, shpejtë u kthyen në një fushatë madhore kundër emigrantëve, e udhëhequr nga shteti, fushatë e cila vazhdon ende edhe sot. Por Hungaria nuk është i vetmi vend i Bashkimit Europian, i cili i ushqen këto mendime. Qeveria e re e krahut të djathtë në Austri dëshiron të ruajë barrierat në tregun e punës austriak të paktën deri në vitin 2020, përtej kufirit të periudhës tranzitore në tregun e punës për Kroacinë, shtetin e ri anëtar. Diskutimi filloi kur Christian Kern, shef i Partisë Social-Demokrate, i emërtoi kroatët si një kërcënim i mundshëm ekonomik në Austri, duke iu referuar iniciativave të reja ekonomike të qeverisë si një “program varfërimi”, i cili kishte nxitur një “treg të lirë pune”. Në të vërtetë, këto kufizime mund të shkaktojnë mungesë punëtorësh në disa sektorë, duke përfshirë edhe industrinë e turizmit.[43]

Pavarësisht këndvështrimeve të shumë raportuesve nga Bashkimi Europian për të kundërtën, janë shumë më pak banorë nga Ballkani Perëndimor të cilët emigrojnë në krahasim me ata që shpërngulen nga zonat rurale në qytete brenda shteteve të tyre. Këto zona urbane i tërheqin qytetarët me anë të mundësive të përmirësuara të punësimit dhe niveleve relativisht të larta të zhvillimit. Në Serbi, rreth 250,000 persona u shpërngulën nga zonat rurale në qytetet si Beogradi, Novi Sad, Nis, Kragujevac, dhe Subotica, duke i lënë shumë fshatra me 500 njerëz ose më pak.[44]Shpopullimi i fshatrave dhe qyteteve boshnjake është bërë diçka e zakonshme. Në Serbi, për çdo vit, rreth 250,000 njerëz shpërngulen nga zonat rurale në qytete. Në këtë linjë, Bashkimi Europian dëbon 4,500 qytetarë serb çdo vit, sipas një marrëveshje ripranimi.[45]Rritja ekonomike, e cila shpesh ndodh vetëm në qytete ose në zonat turistike bregdetare, dikton migrimin e brenshëm. 

Roli i Bashkimit Europian

Në thelb, Bashkimi Europian ka të bëjë me lëvizshmërinë. Si e tillë, kjo organizatë ka gjasa të përqafojë një lëvizshmëri më të madhe në të ardhmen. Ajo duhet ta bëjë këtë gjë, duke përdorur platformat ekzistuese për të lidhur tregjet e punës, të komunikojë qartazi kërkesën e punësimit dhe mundësitë jashtë vendit, si edhe të promovojë migrimin rrethor duke prezantuar programe të cilat shënjestrojnë profesionistët. 

Levarazhi politik dhe ekonomik i Bashkimit Europian, së bashku me mekanizmat e tij të mirë përcaktuar në një sërë iniciativash të Ballkanit Perëndimor, duke bërë të mundur që ai të ofrojë udhëheqje për qeveritë në rajon si edhe të integorjë masat përfituese të ndërsjellta në politikat e migracionit. Teksa bllokimi ose ndalimi i migracionit nga Ballkani Perëndimor do të ishte antiproduktiv për Bashkimin Europian, numri në total i njerëzve të cilët largohen nga rajoni – dhe efektet e tij tek ekonomitë lokale – kërkon që organizata ta strukturojë qasjen e saj ndaj ndihmës për migracionin. Një sërë kuadrosh bashkëpunimi ofrojnë një platformë unike në këtë përpjekje. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka një rol. Ky Këshill ofron mundësi ekonomike për të rinjtë dhe përpiqet të krijojë punë në vendet përkatëse për ata persona të cilët do të kërkonin të punonin jashtë vendit. Mekanizma të ngjashëm nevojiten për të promovuar migrimin rrethor – veçanërisht në kapacitetet ndërtuese në shkencë, kërkime dhe teknologji, gjë e cila do të jetë përfituese më së shumti nga aspekti ekonomik në perspektivën afatshkurtër si edhe do të motivojë njerëzit të qëndrojnë në vendet e tyre. 

Kjo sipërmarrje duhet të përfshijë edhe tregjet e punës dhe skemat e partneritetit për punësim, duke përfituar nga ndërlidhja e tregjeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se Bashkimi Europian mbulon rreth 75% të tregut të Ballkanit Perëndimor dhe teksa bankat e Europës Perëndimore kontrollojnë nga 75% deri në 90% të sektorit bankar rajonal, strukturat më të organizuara dhe disi novatore financiare të krijuara nga flukset e emigracionit do të mund të përmirësonin ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.[46]Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme të shteteve anëtare të Bashkimit Europian në lidhje me zhvillimin e tregut të përbashkët të punës, ato vende të cilat kanë kërkesën dhe kapacitetin për të përthithur punëtorë emigrantë – veçanërisht Gjermania, Suedia dhe Sllovenia – duhet ta mbështesin haptazi migracionin rrethor si edhe të inkurajojnë ekonomitë e tjera të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në të. 

Një mënyrë efikase për ta bërë një gjë të tillë është hapja e rrugës për më shumë migracion të institucionalizuar. Organizatat shëndetsore, ato të arsimit dhe të teknologjisë në Bashkimin Europian do të mund të përfitonin ndjeshëm nga qartësia në hapat që duhet të ndjekin këto vende për të punësuar punëtorë të kualifikuar nga jashtë, të cilët do të kishin mundësinë të ripozicionoheshin në vendet e tyre të origjinës, në një moment të caktuar. Një gjë e tillë është veçanërisht e rëndësishme për vende të tilla si Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ku migrimi po demonstron një ndikim veçanërisht të fuqishëm. Për shembull, duke ofruar skemat e mundësive për bashkëpunësim duke përfshirë një shkëmbim të përvitshëm të 100 specialistëve të kujdesit shëndetsor në Ballkanin Perëndimor me institucionet kryesore në Bashkimin Europian, politikëbërësit do të mundësonin lëvizshmëri dhe përsëri do të mund të ruanin nivelin e nevojshëm të ekspertizës në rajon. Një gjë e tillë do të kërkonte pjesëmarrjen e bordeve mjekësore në Ballkanin Perëndimor, por kjo duhet të jetë e arritshme duke qenë se agjencia e punësimit në Gjermani tashmë menaxhon një sërë programesh të cilat do të mund të përdoreshin për këtë qëllim. Bashkimi Europian duhet të ofrojë skema të ngjashme për mësuesit, ku shtetet anëtare të destinacionit kontribuojnë në koston e migracionit, sistemojnë edukatorët emigrantë në universitet dhe zbatojnë skemën e migracionit rrethor, e cila përfshin punësim të ndarë midis universiteteve dhe një skemë promovimi të shpejtë për pjesëmarrësit. 

Një mënyrë tjetër për promovimin e migrimit qarkor do të ishte organizimi i një pakete mbështetëse në universitetet më të mira europiane, të cilat ofrojnë kurse falas të mësimit në distancë për 20,000 studentë çdo vit. Kjo qasje do të ofronte mundësi për akademikët e ardhshëm edhe aty ku ka një mungesë vendesh në kurset tradicionale, duke i ndihmuar studentët nga Ballkani Perëndimor të fitojnë aftësi dhe kualifikime. 

Bashkimi Europian mund të ofrojë 30,000 leje pune katër-mujore në vit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor – veçanërisht në turizëm, ushqimin organik dhe në sektorët e energjisë, të cilët janë mjaftueshëm elastik për të ofruar një bazë të fortë në një mjedis socio-ekonomik, i cili është në ndryshim e sipër. Një gjë e tillë do të mund të krijonte mundësi afatgjata punësimi si edhe të plotësonte një sërë programesh mbështetëse të Bashkimit Europian. Gjithashtu, do të nxiste migrimin rrethor në këta sektorë, duke rritur në këtë mënyrë numrin e punëtorëve me aftësi të larta si edhe duke krijuar sipërmarrje të reja ekonomike si për Bashkimin Europian edhe për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, Bashkimi Europian është në pozicionin për të lehtësuar prezantimin dhe përshtatjen e teknologjive dhe praktikave të reja (të përdorura në mënyra të institucionalizuara) në Ballkanin Perëndimor, të cilat do të ndihmonin rajonin të adresonte problemet e tij kryesore të ndotjes, duke fuqizuar sektorët e pazhvilluar në rajon. 

Edhe pse Bashkimi Europian është vetëm pjesërisht përgjegjës për suksesin e përpjekjeve të tilla, organizata dhe shtetet anëtare mund të bëjnë më shumë për të promovuar migrimin rrethor si pjesë e përpjekjeve në jetë e sipër për integrimin europian. Ka gjasa që ky projekt të bashkojë shtetet anëtare në përpjekjet e tyre për të përgatitur strategji afatgjata ekonomike dhe të sigurisë për Ballkanin Perëndimor, duke qenë se ata synojnë të sjellin prosperitet në rajon dhe t’i ofrojnë vendeve të rajonit anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe nevojës për punëtorë emigrant, Gjermania ka mundësi të mbetet partnerja kyçe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë sipërmarrje. Kështu, Gjermania duhet të vlerësojë më kujdes ligjet dhe rregullat e tij për migrimin nga Ballkani Perëndimor duke pasur parasysh efektet e fenomenit në rajon. Bazuar në numrin e stafit mjekësor nga Ballkani Perëndimor, Berlini mund të hapë programe dinamikë shkëmbimi me institutet shkencore mjekësore në vendet e rajonit – me një fleksibilitet më të madh për të dy kahët. Duke krijuar perceptimin se nuk ka pengesa në lëvizjen midis Gjermanisë dhe rajonit, qeveria gjermane mund të tërheqë specialistët e mjekësisë nga Ballkani Perëndimor, të cilët në fund mund të duan të kthehen në rajon. Qasja mund të sjellë edhe përfitimin e rritjes së regjistrimit në profesionet dhe në sektorët e rëndësishëm të arsimit në rajon. 

Bashkimi Europian duhet të demonstrojë, në nivel praktik, se e merr seriozisht çështjen e largimit të trurit dhe mund të dëgjojë shqetësimet e shtetasve të rajonit. Në këtë aspekt, Bashkimi Europian duhet të përdorë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të përgatitur një strategji të re të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, duke demonstruar në këtë mënyrë angazhimin e tij ndaj kësaj përpjekje. Bashkimi Europian duhet të përshtatë Fondet e tij Strukturore dhe të Kohezionit sipas kontekstit të emigracionit gjithëpërfshirës dhe ndoshta ta shtrijë iniciativën nga vetëm disa vende të Ballkanit Perëndimor tek të gjitha vendet e rajonit. Organizata gjithashtu duhet të përdorë mekanizmat ekzistues, të tillë si Eurostat, për t’u angazhuar më tej në çështjen e migrimit, të mbledhë të dhëna të sigurta në mënyrë metodologjike në lidhje me flukset e migracionit dhe më pas t’i raportojë këto të dhëna në mënyrë transparent. Vetëm një diskutim me informacionet e duhura mund të ofrojë zgjidhje të besueshme. Eurostat-i duhet t’i përshtatë sistemet e tij të monitorimit me ato të shteteve anëtare të BE, duke ofruar akses të hapur në bazën e tij të të dhënave. 

Një qasje konstruktive ndaj emigrimit do të vijojë të jetë e paperceptueshme për aq kohë sa çështja vazhdon të diskutohet në mënyrë strikte si një krizë morali dhe politike. Për Bashkimin Europian, perceptimi i perspektivave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për emigrimin është një hap i rëndësishëm drejt përcaktimit se si institucionet e tij mund të kontribuojnë në menaxhimin e emigrimit me efikasitet. Ky proces do  të përcaktojë pritshmëri realiste në të dy kahët. 

Duke qenë se Bashkimi Europian tashmë po i ofron burime Ballkanit Perëndimor, ai mund të përfitojë edhe më tej duke hapur kanale të tjerë komunikimi midis qeverive dhe institucioneve, të cilat mund të lehtësojnë migrimin. Qëllimi i tij urgjent duhet të jetë një diskutim i hapur në lidhje me bashkëpunimin në sektorët e kujdesit shëndetësor dhe në sektorët e arsimit, në mënyrë që largimi nga rajoni i një numri të madh punëtorësh të kualifikuar të mos dëmtojë shoqëritë përkatëse në nivel afatgjatë.    

      

Falenderime 

Autorja dëshiron të falenderojë Tania Lessenska, Jeremy Shapiro, Fredrik Wesslau, dhe Chris Raggett për ndihmën e tyre në këtë projekt.

 

Rreth autores

AlidaVračić është bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e Populari, një think-tanknë Bosnje, i specializuar në Ballkanin Perëndimor, politikë, qeverisje, shoqërinë civile dhe demokratizimin post-konflikt. Më herët, autorja ka punuar me Iniciativën për Stabilitetin Europian dhe për Komisionin e të Drejtave të Njeriut në Gjykatën Kushtetuese në Bosnje. Ajo ka fituar një sërë bursash dhe sponsorizimesh, duke përfshirë bursën Chevening, Stiftung Mercator si edhe bursën Marshall Memorial Fellowship. 

 

 

[1]Мишо Докмановиќ, “Bоспоставување на критериуми за квалитет во општествените науки во функција на спречување на одливот на мозоци од република македонија документ за креирање на политики”, Институт за стратешки истражувања и едукација, available athttp://www.isie.org.mk/wp-content/uploads/2017/12/ISIE-studija-odliv-na-mozoci-MAK.pdf.

[2]Anastas Vangeli, Nedzad Mehmedovic, dhe Bashkim Bakiu, “Raporti kombëtar: Largimi i trurit në Maqedoni: Fusha e veprimit dhe Faktorët”, Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje, Shkup, Prill 2010 fq.1. 

[3]Adisa Imamović, “Zastrašujući podaci: Stotine ljekara otišlo iz FBiH 2016”,TVN1, 16 Janar 2017,mund të gjendet tek: http://ba.n1info.com/a132717/Vijesti/Vijesti/Zastrasujuci-podaci-Stotine-ljekara-otislo-iz-FBiH-2016.html.

[4]“Odlasci ljekara: BiH godišnje gubi 50 miliona eura”, Al Jazeera Balkans, Shkurt 2018, mund të gjendet tek: http://balkans.aljazeera.net/video/odlasci-ljekara-bih-godisnje-gubi-50-miliona-eura., http://balkans.aljazeera.net/video/odlasci-ljekara-bih-godisnje-gubi-50-miliona-eura?page=1&qt-view__programs__programs_mega_menu_panel_pane=0.

[5]Đuro Kutlača, “Fuqizimi i Kapaciteteve dhe Infrastrukturës së Inovacionit në Serbi ”,Workshop-i i OECD për Iniciativën e Konkurencës Rajonale në Ballkanin Perëndimor, 2-3 Qershor 2010, mund të gjendet tek: thttp://www.oecd.org/global-relations/45870834.pdf.

[6]“Yugoslavia: “Miqtë Punëtorë”, Enciklopedia e Kombeve, Dhjetor 1990, mund të gjendet tek: thttp://www.country-data.com/cgi-bin/query/r-14823.html.

[7]Popullsia, shtëpitë dhe vendbanimet, census i vitit 1971, Jugosllavi, http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/G1971/Pdf/G19714001.pdf.

[8]Marjan Petreski et al., “Përmasa dhe efektet e emigracionit dhe remitancave në Ballkanin Perëndimor: Parashikim i bazuar në procesin Delphi”,10 Dhjetor 2016, mund të gjendet tek: thttps://mpra.ub.uni-muenchen.de/75512/1/MPRA_paper_75512.pdf.

[9]Matteo Bonomi and Dušan Reljić , “Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor: Kaq afër dhe përsëri kaq larg. Arsyeja se përse rajoni ka nevojë për Konvergjencë të shpejtë socio-ekonomike me Bashkimin Europian”, Stiftung Wissenschaft und Politik, Dhjetor 2017,mund të gjendet tek: thttps://www.swp-berlin.org/fileadmin/contents/products/comments/2017C53_rlc_Bonomi.pdf.

[10]“Barometri i Ballkanit 2015: Anketim i Opinionit Publik”, Sekretariati i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, 2015, mund të gjendet tek: http://bit.ly/2aPvw1g. 

[11]Njësia e Inteligjencës Ekonomiste, “Pse po mbetet pas Ballkani Perëndimor”?, 24 Mars 2015, mund të gjendet tek: http://bit.ly/2aC6grG.

[12]Censusi për popullsinë, banesat dhe vendbanimet, në Bosnje-Hercegovinë, 2013, nga fundi i vitit 2016:  http://www.popis2013.ba/popis2013/doc/Popis2013prvoIzdanje.pdf; “Barometri i Ballkanit 2015”.

[13]Profili Demografik i Kosovës 2018, Struktura e moshës:25-54 vjeç: 42.57 %(meshkuj 425,815/femra 381,037), nga fundi i vitit 2016https://www.indexmundi.com/kosovo/demographics_profile.html.

[14]Ministria e Punëve të Brendshme, Kosovë, “Profili i Migracionit 2016”, fq. 17,mund të gjendet tek: http://mpb.rks-gov.net/.

[15]Ministria e Punëve të Brendshme, Kosovë, “Profili i Migracionit 2016”, fq. 14.

[16]Besim Gollopeni, “Emigracioni kosovar: Shkaqet, Humbjet dhe Përfitimet” Instituti për Kërkime Sociale në Zagreb”, 2016.

[17]“Srbiju godišnje napusti 32.000 ljudi”, Blic, 7 Dhjetor 2014, mund të gjendet tek: thttps://www.blic.rs/vesti/drustvo/odliv-mozgova-srbiju-godisnje-napusti-32000-ljudi/3vb2e56.

[18]Webportal Index, 09.01.2018, “Zašto ljudi bježe iz Hrvatske? Zbog vjerske zadrtosti, korupcije i uhljeba”, mund të gjendet tek: http://www.index.hr/vijesti/clanak/zasto-ljudi-bjeze-iz-hrvatske-zbog-vjerske-zadrtosti-korupcije-i-uhljeba/1018200.aspx.

[19]“Hrvatsku napustilo više od 500 ljekara”, Al Jazeera Balkans, Dhjetor 2016,mund të gjendet tek: http://balkans.aljazeera.net/vijesti/hrvatsku-napustilo-vise-od-500-ljekara.

[20]Martin-Werner Buchenau, Frank Specht, dhe Stephanie Ott, “Gjermania hedh sytë nga emigrantët për të zgjidhur mungesën e punëtorëve të kualifikuar ”, Handelsblatt Global, 13 Mars 2018, mund të gjendet tek: https://global.handelsblatt.com/politics/germany-looks-immigrants-tackle-skilled-labor-shortage-897930.

[21]Christian Odendahl dhe John Springford, “Ndihma më e madhe e Breksit për Gjermaninë? Migracioni”, Qendra për Reformë Europiane, Dhjetor 2017, mund të gjendet tek: http://www.cer.eu/insights/biggest-brexit-boon-germany-migration(nw vijim referuar si, Odendahl dhe Springford, “Ndihma më e madhe e Breksit për Gjermaninë? Migracioni”).

[22]Odendahl dhe Springford, “Ndihma më e madhe e Breksit për Gjermaninë? Migracioni”.

[23]Sluzbeni podaci, “U Njemačku se od 2008. doselilo više od 110 tisuća Hrvata”, Mars 2018, mund të gjendet tek: http://www.index.hr/black/clanak/sluzbeni-podaci-u-njemacku-se-od-2008-doselilo-vise-od-110-tisuca-hrvata/1032075.aspx.

[24]Shkolla Wharton e Universitetit të Pensilvanisë, “Çfarë mund (dhe nuk mund) të bëjë emigracioni për GDP-në e një vendi”, 9 Shtator 2013, mund të gjendet tek: http://knowledge.wharton.upenn.edu/article/what-migration-can-and-cant-do-for-a-countrys-gdp/.

[25]“Fakte për Migracionin dhe Remitancat 2011”, Botimi i Dytë, Banka Botërore , mund të gjendet tek: https://siteresources.worldbank.org/INTLAC/Resources/Factbook2011-Ebook.pdf; Suzana Bornarova and Verica Janeska, “Ndikimi social i migracionit dhe migrimit rural-urban nw Europwn Qendrore dhe Lindore , Komisioni Europian, Prill 2012. 

[26]Iniciativa për Stabilitetin Europian, “Revolucioni i pranimit në Bruksel – një rëndësi e re – Usain Bolt dhe cilësia e statistikave”, 2015, mund të gjendet tek: http://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=67&newsletter_ID=99.

[27]Iniciativa për Stabilitetin Europian, “Revolucioni i pranimit në Bruksel”.

[28]Zovanga L. Kone dhe Çağlar Özden, “Largimi, përfitimi dhe qarkullimi i trurit”, Knomad, 19 Mars 2017, mund të gjendet tek:https://www.knomad.org/sites/default/files/2017-04/KNOMAD%20WP19_Brain%20Drain%20gain%20and%20circulation.pdf.

[29]Oded Stark, Christian Helmenstein, dhe Alexia Prskawetz,“Të përfitosh trurin fal largimit të trurit”,Letrat e Ekonomistwve,vol. 55, nr. 2, 1997.

[30]Michael Landesmann dhe Isilda Mara, “Migracioni masiv dhe efekti i tij ne kapitalin njerëzor dhe në rritje: Çështja e Ballkanit Perëndimor dhe e vendeve të Europës Lindore”, Observatori Ballkanik, Gusht 2016, mund të gjendet tek: https://wiiw.ac.at/massive-migration-and-its-effect-on-human-capital-and-growth-the-case-of-western-balkan-and-central-and-eastern-european-countries-dlp-4073.pdf.

[31]Landesmann dhe Mara, “Migracioni masiv dhe efektet e tij në kapitalin njerëzor dhe në rritje”.

[32]Matloob Piracha dhe Florin Vadean, “Kthimi nga emigracioni dhe zgjedhja profesionale: Të dhëna nga Shqipëria”, Zhvillimi Botëror, vol. 38, nr. 8, Gusht 2010.

[33]Christian Dustmann, Oliver Kirchkamp, “Kohëzgjatja e migrimit optimal dhe zgjedhja e aktivitetit pas ri-emigrimit”, Ditari I Ekonomisë së Zhvillimit, 2002, vol. 67, nr. 2.

[34]Valbona Zeneli, “Ballkani Perëndimor: Largimi i të rinjve dhe i të talentuarve”, Globalist, Gusht 2017, mund të gjendet tek: https://www.theglobalist.com/western-balkans-the-young-and-talented-leave/.

[35]Banka Botërore, “Fakte për emigracionin dhe remitancat 2016”, Tetor 2016, mund të gjendet tek:  https://siteresources.worldbank.org/INTPROSPECTS/Resources/334934-1199807908806/4549025-1450455807487/Factbookpart1.pdf.

[36]Banka Botërore, “Fakte për Migracionin dhe Remitancat 2016”.

[37]Qeveria e Kosovës, “Libri vjetor i statistikave, i Republikës së Kosovës për vitin 2017”, mund të gjendet tek: http://ask.rks-gov.net/media/3637/statistical-yearbook-of-the-republic-of-kosovo-2017.pdf.

[38]Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, “Raporti i Zhvillimit Njerëzor, Kosovë, 2014: Emigracioni si një Forcë për Zhvillim”, fq. 35, mund të gjendet tek:  http://hdr.undp.org/sites/default/files/khdr2014english.pdf.

[39]Për shembull, nivelet e shumëfishta administrative në Bosnie (të tilla si: kantonet dhe rrethet),  mund të nënkuptojnë përgjegjësi financiare për skemën.

[40]IDEA, “Italia: Tranzicioni Italian nga një vend emigrimi në një vend imigrimi”, Mars 2009, mund të gjendet tek:http://www.idea6fp.uw.edu.pl/pliki/WP5_Italy.pdf.

[41]Agjencia Federale për Edukatën Qytetare, “Polonia”, mund të gjendet tek: http://focus-migration.hwwi.de/Poland.2810.0.html?&L=1.

[42]“Numri i azil-kërkuesve rritet ndjeshëm – Kosova dhe Siria kryesojnë listën”, Deutsche Welle, Shkurt 2015, mund të gjendet tek: http://www.dw.com/en/asylum-seeker-numbers-rise-dramatically-kosovo-and-syria-top-the-list/a-18244569.

[43]“Arbeitsmarkt: Regierung will längere Übergangsfrist für Kroatien”, Kurier, Mars 2018, mund të gjendet tek : https://kurier.at/wirtschaft/arbeitsmarkt-regierung-will-laengere-uebergangsfrist-fuer-kroatien/312.928.149.

[44]Shifra të censusit për vitin 2002 për Serbinë. LjiljanaPejin-Stokićand Vladimir Grečić, “Ndikimi social i emigracionit dhe Migrimit rural-urban në Europën Qendrore dhe Lindore” Komisioni Europian, Korrik  2012, fq. 8.

[45]“UnutrašnjemigracijeprijeteSrbiji”, Al Jazeera Balkans, Shkurt 2013, mund të gjendet tek : http://balkans.aljazeera.net/vijesti/unutrasnje-migracije-prijete-srbiji.

[46]Matteo Bonomi dhe DušanReljić, “Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor: Kaq larg dhe përsëri kaq afër: Pse ka nevojë rajoni për konvergjencën e shpejtë socio-ekonomike me BE-në”, Stiftung Wissenschaft und Politik, Dhjetor 2017.

The European Council on Foreign Relations does not take collective positions. ECFR publications only represent the views of their individual authors.

Subscribe to our weekly newsletter

We will store your email address and gather analytics on how you interact with our mailings. You can unsubscribe or opt-out at any time. Find out more in our privacy notice.